Në “Luzhniki Stadium” të Moskës u luajt sfida e vlefshme për Grupin B të Botërorit ndërmjet Portugalisë dhe Marokut. Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia fiton 1-0, duke arritur fitoren e parë në grup. Ylli i Real Madridit shënoi me kokë që në minutën e 4-t, teksa më pas Maroku u mundua të barazojë, por nuk ja del. Portugezët administrojnë rezultatin dhe me tri pikët e marra ngjiten përkohësisht në krye të Grupit B, duke pritur të qetë takimin e orës 20:00 mes Spanjës dhe Iranit. Maroku pëson humbjen e dytë, duke i thënë lamtumirë Botërorit, pasi nuk ka më shanse për kualifikim.