• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti gjerman ‘nxjerr të palarat’: Qeveria shqiptare na propozoi vetë për të marrë refugjatët

23/06/2018
Kampet e refugjatëve në Shqipëri/ Çfarë po gatuhet larg syve të medias?

Gjatë një interviste të publikuar në Deutsche Welle mes gazetares Adelheid Feiclke dhe deputetit të CDU në Bundestagun gjerman, Johann Wadephul, dy bashkëbiseduesit zbulojnë se propozimi për kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk erdhi nga kancelari austriak apo zyrtarë të BE-së. Jo, propozimi erdhi nga vetë qeveria shqiptare, që është vetëofruar për ngritjen e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë. Më konkretisht, ka qenë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që ka marrë përsipër të artikulojë propozimin, duke habitur edhe vetë gjermanët me idenë e shkarkimit të emigrantëve në vendin e tij.

Lexoni më poshtë, pyetjen e gazetares të DW, që thotë se ishte Xhafaj që e bëri propozimin gjermanëve dhe përgjigjen e deputetit të CDU, që e konfirmon këtë fakt.

Deutsche Welle: Ka për momentin diskutime, dhe këtu është kërkuar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, se Shqipëria mund të angazhohej duke ngritur qendra pranimi refugjatësh për azilkërkuesit e refuzuar apo si stacion i ndërmjetëm për refugjatët në kontekstin e Frontex-it. Si e shikoni rrugën që po ndiqet?

Johann Wadephul: Unë e shoh si një propozim interesant që më ka habitur, por mendoj se është një propozim i mirë, që duhet parë, kjo është një ofertë që mundësisht duhet edhe të realizohet. Ne e dimë se Shqipëria është treguar mjaft mikpritëse edhe në krizën e atëhershme në Kosovë, atëherë ishte një situatë tjetër, se bëhej fjalë për vëllezër e motra nga Kosova që flasin të njëjtën gjuhë e kanë të njëjtën kulturë. Në këtë rast do të ishte ndryshe, por si e thashë ky është një sinjal i mirë që duhet ndjekur.

Konfirmi se propozimi erdhi nga Fatmir Xhafaj bëhet edhe më i fortë në përgjigjen e radhës të deputetit gjerman, kur sqarohet se oferta e qeverisë shqiptare ishte serioze dhe se Komisioni Europian do të japë mbështetje financiare dhe logjistike për ngritjen e kampeve.

Deutsche Welle: Ky është edhe një propozim nga Austria, edhe nga presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk që Shqipëria të përfshihej më shumë e të mbështetej, e që do të ishte një zgjidhje jashtë BE-së, por brenda Europës. Janë më shumë teza se sa gjëra konkrete, çfarë do të bënit ju si CDU apo Gjermania për ta mbështetur këtë?

Johann Wadephul: Ka dy gjëra, njëherë mendoj se qeveria shqiptare ofertën e ka serioze, dhe se verifikon kushtet juridike dhe teknike në vend për zbatimin, por nga ana tjetër edhe Komisioni Europian duhet ta mbështesë këtë masivisht, edhe financiarisht por edhe nga ana logjistike. Të dyja palët ndeshen me një detyrë jo edhe aq të lehtë, por ndoshta do të bëhet një detyrë e përbashkët. Ne jemi të hapur, mund ta përfytyrojmë këtë, e shohim një ofertë pozitive dhe Komisioni Evropian duhet të zhvillojë bisedime me Shqipërinë.

Intervista në DW zbardh arsyet e vizitës disa ditore të Fatmir Xhafajt në Gjermani. Ai ka pasur takime me Ministrin e Brendshëm, Seehorst, njëkohësisht kryetar i CSU-së dhe aleat e Merkel, që vuri në dyshim koalicionin qeverisës në Gjermani, pikërisht për shkak të çështjes së emigrantëve.

Por në asnjë prej njoftimeve të Ministrisë së Brendshme nuk është përmendur oferta e qeverisë shqiptare për të hapur kampe refugjatësh në Shqipëri. Ky fakt është mbajtur i fshehtë edhe nga qeveria shqiptare. Kryeministri Rama e ka mohuar publikisht në një postim në Facebook, pavarësisht se zyrtarë të lartë të kancelarive europiane po e pohojnë gjithnjë e më shpesh në mediat më serioze ndërkombëtare. Shikoni më poshtë si e mohoi Rama projektin e strehimit të emigrantëve në Shqipëri, një nismë që sipas deputetit gjerman, ai e ka kërkuar vetë nëpërmjet Fatmir Xhafajt.

Related Posts

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota
Kryesore

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin
Kryesore

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

23/12/2025
Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al