Ish-futbollisti dhe trajneri egjiptian, Abdel Rahim Mohamed, që këtë Botëror ishte angazhuar si komentator sportiv, ka pësuar një atak kardiak dhe ka ndërruar jetë, ndërsa komentonte ndeshjen Egjipt-Arabi Saudite. Ai pësoi një tronditje emocionale, pasi ekipi i tij humbi 2-1 me Arabinë Saudite. Kolegët e tij e dërguan në spital atë, por pas gjysëm ore, Mohamed ndërroi jetë. Trajneri i Egjiptit, Hektor Kuper, tha se shpresonte që Mohamed të mos kishte humbur jetën, për shkak të humbjes ndaj Arabisë Saudite.