Një makinë ka marrë flakë në rrugën Memaliaj-Krahës, pranë fshatit Iliras. Policia thotë mjeti tip ‘Smart’ drejtohej nga shtetasi D.B, 23 vjeç, banues në Memaliaj. Si pasojë e flakëve është djegur tërësisht mjeti. Drejtuesi nuk ka pësuar lëndime. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.
© ArgjiroLajm.net








