Fitorja 2-0 e Brazilit me Serbinë rezultoi tragjike për një bukuroshe 30-vjeçare. Teksa po festonte për fitoren, Tamra Maiochi vdiq nga një gotë vere. Ajo ishte me miqtë në shtëpi në Sao Paolo të Brazilit dhe po festonte për kombëtaren e saj.
30-vjeçarja ishte ulur dhe në njërën dorë mbante telefonin, kurse në tjetrën një gotë kristali me verë. Në momentin që përfundoi ndeshja, ajo u ngrit për të festuar fitoren e Brazilit dhe humbi ekuilibrin. Policia thotë se gruaja u rrëzua mbi xhamin e gotës së verës, duke pësuar plagë në qafë.
30-vjeçarja humbi shumë gjak pavarësisht ndihmës së miqve të saj. Kur ambulanca mbërriti në shtëpi për t’i dhënë ndihmën e parë, fatkeqësisht ajo kishte ndërruar jetë.