• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria, ja si mund të aplikoni për vizë

01/07/2018
Gjermania kërkon punëtorë nga Shqipëria, ja si mund të aplikoni për vizë

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn do të kërkojë ndihmë në Evropën Juglindore për zgjidhjen e problemit me mungesën e personelit në shëndetësi. Në veçanti në Kosovë dhe Shqipëri ka një potencial shumë të lartë të fuqisë së re punëtore, deklaroi ai për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë se sa mendojmë ne”, tha Spahn. “Por ka shumë probleme të mëdha me dhënien e vizave”. Politikani i CDU-së thotë: “Ajo që nuk mund të kuptoj fare është se këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në dhjetëë muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen.” Edhe njohja e diplomave zgjatë tepër gjatë, mendon ministri.

“Duhet të kërkojmë edhe jashtë vendit”

Spahn pohon se Gjermania ka nevojë për rreth 50.000 persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit. “Duhet të kërkojmë ndihmë në vendet jashtë Gjermanisë.” Në Gjermani nuk ka më gati asnjë spital apo institucion për përkudjesjen që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet tjera.

Ministri i Punës Hubertus Heil (SPD) planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për gjashtë muaj me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani. “Të huajt që duan të punojnë në sektorin e përkujdesjes do të duhej të marrion vizë për gjashtë muaj dhe të vijnë në Gjermani. Kushti: ata nuk mund të marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas gjashtë muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”, tha Heil për të njëjtën gazetë. Me rëndësi është që Gjermania më në fund të nxjerrë një ligj të mirë për ardhjen e organizuar të migrantëve.

“Aksionet e koncentruara”

Spahn ka bërë të ditur para disa ditësh se ai, ministri Heil dhe ministrja e Familjes Franziska Giffey (SPD) do të nisin një “Aksion të koncentruar për përkujdesjen”. Partitë e Unionit dhe socialdemokratët kanë rënë dakord në programin e tyre qeverisës që të përmirësojnë kushtet për përgatitjen profesionale, informimin dhe përmirësimin e kushteve të punës në këtë sektor. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm. Të tre ministrat kanë dhënë së bashku intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”./DW/

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria mbyll turneun në vendin e 17-të, fiton edhe sfidën e fundit ndaj Perusë – Balkanweb.com – News24

30/10/2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al