Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një video dëshmi tronditëse, sesi vazhdon të mbillet kanabisi në Vlorë, me këtë shënim: Gjelbërimi me hashash vazhdon!
Pamje nga Vlora. Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit. Shiheni me kujdes! E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që “laboratori” i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar! Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm. Kjo është pamja e jetës “së lumtur” në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!