• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjermania kërkon infermierë nga Shqipëria, ja si mund të aplikoni

02/07/2018
Gjirokastër, njoftim për vend të lirë pune te Qendra Shëndetësore Odrie

Gjermania do të kërkojë fuqi punëtore në Shqipëri dhe Kosovë. Problemi më akut i vendit, siç thuhet prej kohësh, është mungesa e personelit në shëndetësi, e ministri gjerman i saj, Jens Spahn planifikon të kërkojë ndihmën e Europës Juglindore për zgjidhjen e këtij ngërçi, raporton TCH.

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë listën e preferencave.

“Përgatitja e personelit atje është shpesh më e mirë sesa mendojmë ne”, tha Spahn për gazetën “Bild am Sonntag”. Por, ka probleme të mëdha me dhënien e vizave, e kjo e shqetëson politikanin e CDU-së.

“Ajo që nuk mund ta kuptoj fare është sesi këta persona të përgatitur dhe të shkolluar duhet të presin shpesh deri në 10 muaj për një vizë për Gjermani. Këto procedura duhet të përshpejtohen”, deklaron ai, duke shtuar se njohja e diplomave zgjat gjithashtu tepër gjatë, e duhet parë edhe ajo.

Nga sa pohon Spahn, vendit i nevojiten rreth 50 mijë persona që punojnë në shëndetësi dhe sektorin e përkujdesjes për të moshuarit.

Në Gjermani nuk ka më, thuajse asnjë spital apo institucion të kushtuar përkujdesjes, që të mos ketë fuqi punëtore nga vendet e tjera. Nisur nga kjo situatë, ministri socialdemokrat i Punës, Hubertus Heil planifikon të fusë të drejtën që të huajtë të marrin vizë për 6 muaj, me qëllim që të kërkojnë punë në Gjermani.

“Kushti është që ata të mos marrin asnjë cent nga sistemet sociale, e nëse as pas 6 muajve nuk kanë gjetur ndonjë vend pune, atëherë duhet të kthehen në vendin e tyre”, tha Heil për të njëjtën gazetë. Heil ka bërë të ditur se rrogat për personat që punojnë në fushën e kujdesit për të moshuarit pritet të rriten dukshëm deri në mes të vitit të ardhshëm.

Related Posts

Pritet vendimi për Saimir Tahirin
Kryesore

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson
Kryesore

Paradoksi: Bota stimulon dhe subvencionon makinat elektrike, Shqipëria i takson

29/10/2026
Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!
Kryesore

Prej janarit do të paguani më shumë/ Dyfishohet taksa e makinave, 160 euro në vit për elektriket!

29/10/2026
Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali
Kryesore

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

29/10/2026
Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja
Kryesore

Qeveria “zgjidh qesen”, prej janarit policëve u rritet rroga me 20 mijë lekë të reja

29/10/2026
Kryesore

Drejtoria e Burgjeve reagon për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al