Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri të dënuar për vjedhje. Ai është Hristo Ajdini, 21 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me numër vendimi 674 datë 25.06.2018, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.








