Një sherr mes dy personave ka ndodhur në lagjen ‘Manalat’ të Gjirokastrës. Policia thotë se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin P.Zh., vjeç 46, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Manalat”, ka goditur me grusht, shtetasin A.B., vjeç 45, banues në Gjirokastër. Motivet e sherrit mes tyre nuk bëhen me dije. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës.
© ArgjiroLajm.net









