• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshmi rrënqethëse/ Si zhdukeshin me eskavator eshtrat e të burgosurve në Gjirokastër (VIDEO)

03/07/2018
Dëshmi rrënqethëse/ Si zhdukeshin me eskavator eshtrat e të burgosurve në Gjirokastër (VIDEO)

Të gjithë eshtrat e ish të burgosurve politikë që vdiqën në burgun kala të Gjirokastrës janë zhdukur në periudhën kur u ndërtua lagjja e re e qytetit e quajtur ndryshe “18 shtatori”. E gjithë ajo hapësirë ka qenë e mbushur me varre anonimë të burgosurish, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës. 

Hasije Izeti, nga Konispoli,  sot 84 vjeç dëshmon sonte në emisionin “Dosja K”, në Report Tv, historinë e dhimbshme të zhdukjes së babait të saj, të cilin nuk e panë më kurrë që pas ditës së arrestimit në vitin 1946. 

“Vëllai gjeti një nga varrmihësit dhe e pyeti ku mund ti gjenim eshtrat e babait.  Ai i tregoi se kur shkonin për të marrë trupat e të burgosurve të vdekur, punonjësit e burgut i nxirrnin trupat nga morgu, i thyenin në mes, në dysh, me lopatë, i fusnin nëpër thasë plastmasi të zinj dhe pastaj ua jepnin punonjësve të varrezave. Urdhri ishte që ku të gjenin një tokë të butë, të hapnin një gropë dhe t’i fusnin”

Në emisionin Dosja K, Hasija sjell edhe dëshmi të tjera të vyera për persekutimin e  familjes së saj por edhe atmosferën e rëndë të survejimit gjatë gjithë viteve të diktaturës në Konispol, një prej pikave më të nxehta  kufitare, ku Sigurimi i shtetit vigjëlonte natë e ditë. 

“Do të vinte një komision anglez nga Greqia në Shqipëri. Në fakt erdhi. Nënën time e mori Gjolek Alia që ta internonte para 2-3 ditëve të ardhjes së komisionit. Kishin frikë se nëna mund tu jepte atyre ndonjë letër apo informacion.  E mori në mes të natës nënën dhe e çoi në Delvinë. Ne ulëritëm aq shumë sa u ngrit e gjithë lagjja në këmbë. Mbetëm vetëm, pa nënën e pa babanë. Pastaj erdhi tezja ime, për të qëndruar me ne. 

Sot Hasije Izeti, jeton me pengun që nuk mundi kurrë të gjente eshtrat e babait të saj Mehmet Izeti, por edhe për faktin se nuk gjeti asnjë mbështetje që ti bënte të paktën një varr simbolik ku të mund ta qante atin e saj të pafat. Mehmet Izeti vdiq në burgun e Gjirokastrës i uritur, i sëmurë dhe i torturuar me 30 gusht 1952. Dëshmia e plotë e Hasije Izetit zbulohet sonte në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi, në Report tv, në ora 20:55. 

Related Posts

E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

Po rregullonte çatinë, 44-vjeçari nga Saranda rrëzohet dhe plagoset rëndë (Emri)

13/07/2026
Kamioni përplaset me veturën, plagosen dy vajza
Kryesore

Kamioni përplaset me veturën, plagosen dy vajza

13/07/2026
Ish-ministri i kapur në përgjime, reagon Damian Gjiknuri
Kryesore

Damian Gjiknuri: Nuk kam qenë asnjëherë në Aruba dhe nuk i njoh personat! Sfidoj avokatin të nxjerrë provat ose të dorëzojë licencën

13/07/2026
Marjana Koçeku synon të bëhet kryeministre: Ambicia ime është më e madhe se kurrë
Kryesore

Marjana Koçeku synon të bëhet kryeministre: Ambicia ime është më e madhe se kurrë

13/07/2026
Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog
Kryesore

Pesë dekada në shërbim të qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur radiolog

13/07/2026
Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”
Kryesore

Akuzohet për pastrim parash, SPAK kërkon 7.6 vite burg për mamanë e Monika Kryemadhit: Të sekuestrohet edhe vila te “Kodra e Diellit”

13/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

Shpërthen kaosi te Gjermania për shkak të Neuer, Federata del me komunikatë zyrtare për përgënjeshtrime

13/07/2026
Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

Ngjarje tronditëse, gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë. Pak muaj më parë u arrestua në Londër me akuza të rënda

13/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al