Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në Dropull. Policia thotë se ngjarja ndodhi në ambientet e një firme private. Shtetasi K.B, 53 vjeç, banues në fshatin Frashtan, ka fyer me fjalë dhe ka goditur për shkak të detyrës shtetasin M.Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër. Dropulliti është kallëzuar në Prokurori. Detajet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa çështja është në hetim nga organi i akuzës.
© ArgjiroLajm.net