Një aksident ka ndodhur në Sarandë. Policia thotë se ka bërë kallëzim në Prokurori për shtetasin I.Th, 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën ”Onhezmi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur një vajzë 7 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
© AgjiroLajm.net









