Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 40-vjeçar nga Saranda, pasi i gjeti me vete drogë. Ndalimi i i tij u bë pranë fshatit Shtëpëz. Policia thotë se është bërë kallëzim në prokurori për shtetasin B.S., vjeç 40, banues në Sarandë, pasi në mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P.K., vjeç 49, banues në fshatin Stjar, Delvinë, me të cilin udhëtonte si pasagjer, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës në Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net








