Një grua nga Përmeti ka ndërruar jetë pasi është helmuar. Policia thotë se 53-vjeçarja D.A, ka konsumuar një sasi pesticidesh bujqësore në banesën e saj dhe më pas ndërroi jetë në spital. Ngjarja, rrethanat e së cilës nuk dihen ende, ndodhi një ditë më parë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.
© ArgjiroLajm.net








