Këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha ka shfaqur probleme me gjendjen shëndetësore. 85 vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital ku po kurohet. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu i cili thotë se këngëtarja ishte lënduar në shtëpi, pasi i kishte rënë një dollap.
“Zyra e informimit QKUK, ju konfirmon se pacientja N.P, ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë në shtëpi. Është dhënë ndihma mjekësore në kuadër të klinikës emergjente dhe është jashtë rrezikut për jetë. Janë duke vazhduar ekzaminimet tjera diagnostike në kliniken e radiologjisë në QKUK”, tha Shpend Fazliu.