• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debutimi me humbje të thellë në Europë/ “Çfarë po ndodh kështu”, trajneri i Luftëtarit i ulërin Ramadanit

12/07/2018
Debutimi me humbje të thellë në Europë/ “Çfarë po ndodh kështu”, trajneri i Luftëtarit i ulërin Ramadanit

Milosh Koshtiç ka përjetuar sot një debutim shumë të çuditshëm në ndeshje zyrtare në drejtimin e Luftëtarit. Tekniku i skuadrës gjirokastrite ishte afruar që të ndihmonte klubin të bënte hapin e radhës dhe të tregonte vlerat e saj në Europë. 

Por në pjesën e parë, çfarëdo që kishte në mend trajneri slloven as që u pa në fushën e lojës. Ekipi i tij gaboi thuajse gjithçka, jo vetëm në ndërtimin e lojës, por edhe në ndalimin e kundërshtarëve dhe pësonte me lehtësi gola të njëpasnjëshëm.

“Çfarë po ndodh kështu”, ishte ulërima e tij në anglisht pasi ekipi nxori topin nga rrjeta për herë të tretë, për të zgjuar skuadrën që përsëri vazhdoi të mos jepte shenja jete dhe gaboi gjithçka të mundshme edhe në vazhdimësinë e pjesës së parë duke pësuar dy gola të tjerë.

Në pjesën e dytë, situata e gjirokastritëve u përmirësua disi sa i përket lojës, por Koshtiç dukej shumë i tensionuar. Ai filloi të kontestonte çdo vendim të gjyqtarit kryesor, me të cilin shpesh kërkoi shpjegime për vendimet e tij, si dhe në disa raste protestoi edhe para pankinës kundërshtare për ndërhyrjet e rënda të lojtarëve vendas.

Në një moment, ai ishte i pakënaqur edhe me djemtë që kthenin topat në fushën e lojës, ndërsa në momentin e zëvendësimit të Ramadanit, shkëmbeu disa fjalë edhe më këtë të fundit duke i kërkuar llogari kapitenit për atë që kishte ndodhur në fushën e lojës. Me siguri, jo debutimi që priste tekniku slloven i cili që tani nuk ka lënë një përshtypje aq të mirë te tifozeria gjirokastrite.

Related Posts

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…
Sport

Nga depresioni te tentativa për vetëvrasje, Guarin rrëfen tmerrin: Tani po e fitoj betejën…

21/12/2025
VIDEO/ Muçi i tregon klasin Besiktasit, gol për “panoramë” në Turqi
Sport

Trajneri i Trabzonsporit fiksohet pas futbollistëve shqiptarë, pas Muçit kërkon ish-shokun e tij të skuadrës

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme
Sport

“Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam”, Sylvinho në Brazil: I lumtur këtu, arritja në Botëror do ishte ndjesi e jashtëzakonshme

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al