• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gazetari fshikullon Ramën: Vetëm këtë qeveri kam parë, që në 5 vite të mos prekë rrugën Kardhiq-Delvinë

14/07/2018

Gjatë një interviste për gazetën ‘Dita’, gazetari Mero Baze analizon qeverisjen e Edi Ramës në këto pesë vite. I pyetur se përse rrugët nuk ndërtohen nga vetë qeveria, por përdoret skema e partneritetit publik-privat, Baze thotë se Rama nuk është i qartë me prioritetet dhe këtë ai e ilustron me dy segmente të rëndësishme në jug të vendit; Bypassi i Fierit dhe rruga Kardhiq-Delvinë që do duhej të kishin përfunduar këto pesë vite. Më poshtë përgjigjja e tij.

“Kjo qeveri nuk është se nuk ka lekë për rrugë, por kjo ka një mungesë qartësie për atë çfarë është prioritare dhe çfarë është sekondare për rrugët. Vetëm këtë qeveri kam parë, që lë pa prekur për pesë vjet dy akse nevralgjike të Shqipërisë, Bypassin e Fierit dhe rrugën e Kardhiqit dhe bën çdo rrugë tjetër që nuk i duhet njeriu në këtë vend. Një mijë herë ti pyesësh një mijë herë ke një përgjigje idiote pse nuk bëhet Bypass i Fierit, pse nuk mbyllet tenderi dhe pse të nxihet jeta në një rrugë që ka filluar qysh më 2009.

Tani kësaj torture i shtohet dhe Bypass i Tepelenës, ndërkohë që prej 5 vitesh kanë ngelur vetëm 17 km në rrugën Kardhiq Delvinë dhe ato nuk janë prekur. Gënjeshtrat e katër viteve të para ishin se do bëhej me koncesion, pastaj me PPP tani për fat u kthjelluan dhe do ta bëjnë me lekët e buxhetit.  Bëhet fjalë për destinacionin më të kërkuar të turizmit Tiranë- Sarandë, që nëse do bëhet rruga e Kardhiqit dhe Byppas i Fierit shkon rruga 2 orë e gjysmë.  Mund të plasësh nga marazi por ato nuk bëhen. Për ide të çmendura të Berishës e Bodes,  si Rruga Qukës Qafë Plloç, harxhohen nga Rama qindra miliona euro, kot, kot, kot, gati si një krim ekonomik që duhet të pres koka.

Për një rrëshqitje si ajo në Qafë Krrabë ka 5 vite që bllokohet autostrada e Elbasanit kur kanë ngelë dhe 5 kilometra. E gjithë kjo ka ardhur se këto pesë vite Shqipërisë i ka munguar një Ministër Transporti i qëndrueshëm, një Drejtori rrugësh profesionale dhe një vizion i qartë i kryeministrit për rrugët. Ka harxhuar miliona për rrugët, më shumë dhe se Berisha po të heqësh Rrugën e Kombit, por i ka hedhur lekët “si gjilpëra në kashtë”, në rrugë që nuk duken, dhe ka injoruar nevojat emergjente të vendit për rrugë. Është një sëmundje e keqe, dhe tani me superministrinë e Gjiknurit kam frikë se do jetë dhe më keq, pasi kjo është një nga 200 telefonatat në ditë që ai ka si ministër.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtim dhe eleminim, Neymar-in e tradhëtojnë nervat: Fusha më e keqe ku kam luajtur ndonjëherë

Santos humbet Neymar, ylli brazilian mungon gjatë

07/09/2026
“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

“Mendoj se është një vit i mirë për të fituar Topin e Artë”, Mbappe flet para Interit: Luajmë ndaj një ekipi solid

07/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al