Belgjika dhe Anglia përballen për herë të dytë në këtë Botëror, e për të dytën herë nuk është një ndeshje dramatike: në fazën e grupeve dy kombëtaret ishin të kualifikuara për në 16 më të mirat përpara se të sfidoheshin në raundin e tretë të Grupit G, ndërsa tani për vendin e tretë e të katërt që nuk i hyn në sy, pas zhgënjimit për humbjen në gjysëmfinale respektivisht ndaj Francës e Kroacisë.
Pritshmëritë e dy skuadrave…
Kur dy formacionet të zbresin në fushën e St Petersburg do të kenë natyrisht një ndjesi familjare. Anglia shpreson të mbyllë aventurën e saj verore me një performancë spektakolare për tifozët – të fitojnë apo humbasin në këtë pikë nuk ka asnjë rëndësi. Belgjika ka për të mbajtur mend e për të reflektuar fitoren ndaj Brazilit. Ai sukses do të qendrojë në memorie më shumë se kjo miqësore interesante.
Pikat kyçe të ndeshjes…
Adnan Januzaj vendosi ndeshjen në grupe me golin e tij spektakolar dhe nëse i jepet mundësia do të kërkojë ti provojë të gjithëve se e kishin gabim që nuk besuan tek ai, sidomos anglezve që refuzuan ti japin vlerën e duhur potencialit të tij në Premier League me Manchester United. E të mendosh që në fillesat e tij në Old Trafford trajneri i atëhershëm i Anglisë, Roy Hodgson, u përpoq ta bënte të luante për Tre Luanët. Danny Rose do të jetë edhe këtë herë përballë Januzajt, por nëse në Kaliningrad belgu ishte fitues, këtë herë mbrojtësi i Anglisë do të ketë shansin ta bëjë sulmuesin të mos ndihet.
Dobësitë e dy formacioneve…
Mungesa e një organizatori në mesfushën e Anglisë është evidentuar edhe përpara këtij turneu. Jordan Henderson ka bërë një përfaqësim të shkëlqyer në atë rol, por tekniku Southgate nuk ka asnjë alternativë tjetër. Sulmuesi i Belgjikës, Michy Batshuayi, ka humbur një mori rastesh në këtë Botëror, por nuk humbi atë për të turpëruar veten kur goditi veten me topin që u kthye nga shtylla, pas golit të shënuar nga Januzaj, pikërisht në ndeshjen me Anglinë.
Statistika që ka rëndësi…
Belgjika duhet ende të ruajë të paprekur portën për herë të parë në 14 ndeshjet e zhvilluara me eleminim direkt në Kupën e Botës, ku ka pësuar në total 30 gola.