Midhja është një produkt delikat, i cili nëse kontaminohet mund të bëhet shkak për helmime. Ajo duhet të shitet me certifikatë shoqëruese. Nga helmimet e midhjeve mund të kenë pasoja të rënda, deri në paralizë. Nga një vëzhgim i emisionit BOOM në Sarandë rezulton se “mbretëresha” e detit shitet në enë plastike, kova dhe bidona jashtë të gjitha kushteve, në temperatura të larta, në mes të pluhurit, duke rrezikuar kështu jetën e atyre që i blejnë. Nga ana tjetër tregtarët thonë se e kanë zgjedhur si mënyrë vetëpunësimi, për një copë bukë. Ata thonë se e kanë bërë ndër vite këtë gjë. “Lëna të nxjerr fukarai një copë bukë” shprehen ata.










