• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tenderi për dyshekët e studentëve në Gjirokastër, Doriana Demo akuzon Nikolla Bukën: Unë këta hajdutë nuk i kuptoj. Paratë shkuan te ‘grupi i zjarrit’ (FOTO)

21/07/2018
Tenderi për dyshekët e studentëve në Gjirokastër, Doriana Demo akuzon Nikolla Bukën: Unë këta hajdutë nuk i kuptoj. Paratë shkuan te ‘grupi i zjarrit’ (FOTO)

Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor në Gjirokastër, Doriana Demo, hedh akuza për abuzim me fondet publike nga paraardhësi i saj në këtë institucion, Nikolla Buka. Ajo ka postuar në faqen e saj në Facebook fotot e disa dyshekëve me cilësi të keqe, që sipas Demollarit janë blerë përmes një tenderi me vlerë 5 milionë lekë të vjetra. Edhe pse nuk e përmend me emër Nikolla Bukën, Demo e cilëson atë ‘hajdut’ dhe thotë se do të bëjë kallëzim në Prokurori ditën e hënë. Tenderi i dyshimtë sipas saj është zhvilluar në vitin 2016, kohë kur Ndërmarrja e Trajtimit Studentor në Gjirokastër drejtohej nga njeriu i LSI-së, Nikolla Buka. Disi i habitshëm është fakti se përse drejtoresha, Doriana Demo, po e denoncon pikërisht tani këtë rast, sipas saj abuziv, në një kohë kur ajo ka rreth 1 vit në krye të institucionit.

Dhe tjetra, abuzimin me dyshekët e kanë denoncuar më parë në media edhe vetë studentët. Kujtojmë që Demo u emërua drejtoreshë në nëntor të vitit 2017. Mes komenteve me ndjekësit e saj në Facebook, Demo shkruan ndër të tjera se një pjesë e parave te tenderit ka shkuar tek ‘grupi i zjarrit’, duke mos saktësuar se kujt i referohet.  Në Shqipëri janë të njohura historitë me akuza publike mes zyrtarëve sa për show, ndërsa nga ana tjetër drekojnë e shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin.

Se sa seriozisht e ka Doriana Demo këtë denoncim mbetet për t’u parë nëse do i shkojë deri në fund ligjërisht. Të bësh show në Facebook është një gjë më vete dhe ta ndjekësh cështjen ligjërisht është dicka tjetër. Sikundër mbetet për t’u parë edhe se sa e ndryshme është Doriana Demo nga paraardhësi i saj, kur vjen puna tek administrimi i fondeve publike. ‘Prova’ e parë, mbase është tenderi me vlerë rreth 10.4 milionë lekë të vjetra me objekt ‘Rikonstruksioni i tualeteve te konvikti i djemëve’, tender që do të mbyllet ditën e hënë dhe për të cilin ArgjiroLajm.net do të raportojë në ditët e ardhshme më shumë detaje. Më poshtë denoncimi i plotë i Demos. 

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sot Erjoni, nesër kush?”, Elbasani në këmbë për kryetifozin: Shërim të shpejtë

29/10/2026
Shërim të shpejtë – Balkanweb.com – News24

Shërim të shpejtë – Balkanweb.com – News24

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al