• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qyfyre nga Gjirokastra/ Policët e rrugores ndalojnë makinat zjarrfikëse… për rripin e sigurimit

26/07/2018
Frika nga zjarret në Gjirokastër, hidrantët të papërshtatshëm për furnizim (VIDEO)

Në Prefekturën Gjirokastër u zhvillua sot mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave dhe Krizave. Drejtori i shërbimit zjarrfikës, Kujtim Bizhga, teksa foli për rritjen e bashkëpunimit institucional, denoncoi një rast sa qesharak aq edhe serioz në të njëjtën kohë. Sipas tij oficerët e policisë rrugore në Gjirokastër, ndalojnë shpesh automjetet zjarrfikëse dhe u kërkojnë llogari punonjësve për rripin e sigurimit.

‘Dua të ngre një problem tjetër përsa i përket Policisë Rrugore, meqë kemi këtu edhe drejtorin. Oficerë të policisë rrugore, ndalojnë në qendër të qytetit automjetet zjarrfikëse duke i kërkuar rripin e sigurimit”, tha Bizhga.

Mendoni për një moment një automjet të shërbimit zjarrfikës që është duke shkuar me urgjencë në një vatër zjarri, ndërkohë befas ndeshet me oficerë të policisë rrugore që i kërkojnë llogari për rripin e sigurimit. Nuk është e qartë se mbi ç’bazë ligjore mund të ndalen automjetet zjarrfikëse dhe t’u kërkohet llogari punonjësve për rripin e sigurimit.

Policët ose e bëjnë nga padia ose s’kanë me ç’a shtyjnë kohën dhe tregojnë ‘muskujt’ me kolegët e zjarrfikëseve. Por është e sigurt që ndalime të tilla krijojnë vonesa të kota dhe pastaj ndodh ajo që është bërë normë në Shqipëri: Zjarrfikësja mbërrin gjithmonë me vonesë. Derisa kemi një denoncim publik nga shefi i shërbimit të PMNZH Gjirokastër, Kujtim Bizhga, me siguri që nuk jemi para ndonjë rasti të izoluar, por duhet të jetë kthyer në fenomen tek rrugorët e Gjirokastrës.

© ArgjiroLajm.net 

 

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

29/10/2026
Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al