ArgjiroLajm.net raportoi ditën e djeshme një ngjarje të rëndë, të vetëvrasjes së një bariu në fshatin Vanistër, të zonës së Dropullit. Bëhet fjalë për 62-vjecarin B.H, banues në Gjirokastër. Policia e ka gjetur të vdekur në stanin ku ai punonte si bari. Viktima kishte plagë të shumta të shkaktuara nga arma automatike, e cila u gjet aty pranë. Nga dëshmitë e banorëve aty afër, dhe të personave që kishin dëgjuar për të, paraprakisht thuhet se shkaqet e vrasjes lidhen me depresionin që B.H ka patur prej kohësh. Gjithashtu edhe motivet familjare janë një pistë tjetër që mund ta kenë shtyrë 62-vjecarin drejt vetëvrasjes.
© ArgjiroLajm.net









