‘Le Lyrial’ është kryqëzori superluksoz i grupit francez ‘Ponant’, i cili ka hedhur spirancën në portin e Sarandës dhe brenda të cilit ka hipur si pasagjer edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, Linda, rreth orës 18:00 ka hipur në bordin e kroçerës ‘Le Lyrial’, e cila kishte ardhur në Sarandë mëngjesin e sotëm.
Në bordin e anijes luksoze mësohet se ndodheshin rreth 180 administratorë të famshëm kroçerash të ndryshme, të cilët vizituan sot Sarandën dhe Butrintin.









