Një i moshuar është gjetur i pa jetë në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dunavat’. Policia thotë se shtetasi N.L, 71 vjeç, u gjet i vdekur në banesën e tij.
“Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune. Rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
© ArgjiroLajm.net