• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari i sezonit të ri/ Kopje e shëmtuar e ndeshjeve të Europës apo histori suksesi si me Hasan Likën?

18/08/2018
Eleminimi i turpshëm nga Europa, s’kanë të sosur telashet për Luftëtarin, vendos të largohet një tjetër futbollist

Pjesëmarrja e parë historike në Europë ka ngjallur oreksin e klubit të Luftëtarit për të qenë përsëri pjesë e futbollit të rëndësishëm, edhe pse aventura e parë përfundoi mes telashesh dhe akuzash të rënda. Por nuk do të jetë e thjeshtë, ndonëse është ruajtur pjesa më e madhe e grupit që arriti të këtë objektiv një vet më parë.

Megjithatë, ata që u larguan ishin ndër emrat kryesorë që siguruan kualifikimin historik dhe prova e vërtetë do të jetë të përsëritet gjithçka pa emra si Bregu e Abazaj në fushë, apo edhe Hasan Likën në stol. Në skuadër kanë afruar trajner të ri dhe emra të rinj për sulmin, por të gjithë presin të shohin se si do të jetë ky Luftëtari i ri në vazhdimësi, pasi ai i Europës sigurisht nuk la asnjë shije pozitive.

Skuadra

Në Gjirokastër vazhdon të përdoret një traditë e çuditshme me portën, pasi kërkojnë portier nga çdo vend i mundshëm edhe pse kanë Ruçin në përbërje. Ndërkohë, janë bërë lëvizje edhe në prapavijë me afrimin e Jançiç në mbrojtje, ndërsa do të adaptohen lojtarë në krahun e djathtë derisa të kthehet Jakovljeviç nga dëmtimi.

Por problemi më i madh është faza ofensive, ku lamtumira e Bregut dhe Abazajt ka bërë që trajneri i ri të fillojë gjithçka nga e para në caktimin e skemave të skuadrës. Milosavljev dhe Ymeraj pritet të jenë si fillim lojtarët që do të ndihmojnë ekipin në fazën ofensive në lojën nga krahët, në mbështetje të Shkurtajt i cili vazhdon të jetë titullari i paprekshëm në qendër të sulmit.

Afrime

Hrvoje Bukovski, Nemanja Jançiç, Vladan Milosavljev, Romario Cekaj, Aldrit Oshafi, Maldin Ymeraj, Eraldo Hyseni, Donaldo Açka, Aristotel Bellai, Sebastian Molla, Ilia Melka, Elian çelaj, Balsha Radoviç.

Largime

Kristal Abazaj, Dejvi Bregu, Orjad Beiqri, Kristos Athanasopulos, Bruno Toledo, Marko Aurelio, Kristo Minga, David Bocaj, Kejdi Balla, Adnand Shkurtaj, Eri Lamcja, Ardit Zijai.

Trajneri

Afrimi i Milosh Koshtiç ka sjellë jo pak pakënaqësi në Gjirokastër, për faktin se askush nuk e kuptoi se pse u largua një trajner si Hasan Lika, i cili dërgoi skuadrën në Europë për herë të parë në histori. Edhe prova europiane nuk shkoi ashtu siç pritej, ndaj për sllovenin, do të jetë shumë e vështirë të bindë publikun që në fillimet e tij.

Nuk ka shumë eksperiencë në drejtimin e skuadrave, por në Gjirokastër insistojnë se kanë trajnerin e duhur për të bërë hapin e radhës, pasi pavarësisht suksesit të Likës, besojnë se teknikët e huaj janë më të përshtatshëm. Eksperiencat e tij te klube si Zheljeznicar dhe Iraklis nuk shkuan edhe aq mirë, ndaj tani me Luftëtarin ka mundësi të provojë vlerat e tij në këtë profesion.

Problemet

Aventura europiane më shumë i prishi punë Luftëtarit sesa ndihmoi skuadrën për të bërë hapin e radhës. Tifozeria gjirokastrite mund të mos ia falë skuadrës ato dy ndeshje me Ventspils dhe me një stadium të boshatisur e pa shumë nga protagonistët e sezonit të kaluar në përbërje, gjirokastritët rrezikojnë të përballen me probleme edhe në fushën e tyre, ku zakonisht kanë qenë më të qëndrueshëm.

FORMACIONI I MUNDSHËM

Related Posts

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)
Sport

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad
Sport

VIDEO/ Napoli “fluturon” në finalen e Superkupës së Italisë, Milan bie në Riad

18/12/2025
Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë
Sport

Trajneri i Bolognas: Interi është ekip i madh, por duam të avancojmë

18/12/2025
Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe
Sport

Bologna në prag, Chivu: Në fushë zbresim me dëshirë të madhe, synojmë trofe

18/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi
Sport

U shkarkua nga Serbia pas humbjes me Shqipërinë, mund të bëhet trajner në skuadrën e sulmuesit kuqezi

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al