Luftëtari peshkon në Shkodër, teksa ka firmosur një kontratë afatgjatë me 21-vjeçarin Armenis Kukaj. Qendërmbrojtësi është aktivizuar më tepër me Vllazninë B dhe pasi u testua te Luftëtari, bindi drejtuesit për të firmosur sot me klubin gjirokastrit. Kukaj do të jetë alternativë për trajnerin Kostiç, që në rolin e qendërmbrojtësit ka lojtarë si Rapa, Janicic, Jakovljevic, Açka dhe Demo.