• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastra nuk është më një qytet tranzit, numri i turistëve këtë vit u rrit me 20%. Ja përshtypjet e Anjës nga Polonia dhe Draganit nga Serbia

18/09/2018
Bëhet ‘nami’ në Kalanë e Gjirokastrës, dalin shifrat e numrit të vizitorëve deri më tani (FOTO)

Gjirokastra shënoi një rritje me 20% sa i përket numrit të vizitorëve krahasuar me një vit më parë. Investimet në bujtina dhe hotele familjarë e rritën numrin zyrtar të shtretërve për akomodim në 670 të tillë ndërsa gati 300 shtretër të tjerë u ofruan nga bujtinat familjarë me 1 apo 2 dhoma të çelur rishtas dhe që ende nuk figurojnë të regjistruar në sistemin tatimor. Anja dhe shoku i saj nga Polonia tregojnë se janë ndalur për një ditë në Gjirokastër dhe se kanë gjetur shërbime të mira.

“Vijmë për herë të parë në Shqipëri dhe planifikojmë një udhëtim disa javor këtu. Gjirokastra ishte mes zbulimeve të para. Është bukur, ka shërbim të mirë në restorante edhe hotele. Edhe çmimet do të thosha janë të përballueshme për turistë nga vendi im”, u shpreh Anja Sielova.

Dragani nga Serbia mbërriti në Gjirokastër me një grup miqsh me motoçikleta. Ai thotë se erdhën pa pritshmëri dhe gjetën një vend të ngrohtë dhe fantastik për pushime.

“Shqipëria ishte gjithandej e bukur dhe mikpritëse por këtu gjetëm shumë mundësi për të vizituar monumente dhe muze. Nuk patëm kohë të shijojmë çdo gjë por u ndalëm në një restorant të vogël dhe na pëlqeu gatimi”, tha Dragani.

Kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës thotë se shqetësimi kryesor i vizitorëve të shumtë të verës ka qenë trafiku në qendrën historike që së shpejti do të kthehet në pedonale. Rami gjithashtu thotë se Gjirokastra është duke ndërtuar një guidë të integruar multishërbimesh që synon t’i mbajë më gjatë turistët në Gjirokastër.

Gentiana Lili përgjegjëse e sektorit të trashëgimisë dhe turizmit në bashkinë e Gjirokastrës thotë se më shumë se 42 mijë vizitorë kanë kaluar të paktën një natë në Gjirokastër këtë vit duke rritur kështu kohëqëndrimin dhe të ardhurat për qytetin. Kjo situatë e re duket se e ka nxjerrë Gjirokastrën nga ngërçi shumëvjeçar e një destinacioni tranzit megjithatë sipas saj vizitorët ende ankohen për mungesë efiçence të transportit publik, staf të pakualifikuar të njësive të shërbimit. 70% e vizitorëve të 6 muajve të fundit në Gjirokastër kanë qenë të huaj.

Related Posts

Rama ultimatum bizneseve në Lungomaren e Vlorës: Koha për të çliruar trotuaret!
Kryesore

Tronditet Vlora, dhunohet dhe kërcënohet biznesmeni Vasil Bedinaj: Më kërkuan 5 milionë euro!

03/09/2026
Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën
Kryesore

Rama: KLP e KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi. Kur s’iu mjaftojnë atyre rrogat, imagjinoni administratën

03/09/2026
Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues
Kryesore

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet, Kadastra: 840 milionë lekë për 1901 përfitues

03/09/2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Kryesore

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

03/09/2026
Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!
Kryesore

Rama: Qeveria që s’përmirësohet, duhet të hapë krahun. Kemi qenë kudo në hartën e Shqipërisë, por kemi munguar te halli i njeriut!

03/09/2026
Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë
Kryesore

Rama: Çdo të premte ora 17:00 do dëgjoni hallet e njerëzve. Deputetët do mbajnë shënime, s’do kthehen në sekserë

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Kryevepër e mesfushorit kuqezi, Asllani shpërthen në debutimin e tij

VIDEO/ Kryevepër e mesfushorit kuqezi, Asllani shpërthen në debutimin e tij

05/09/2026
Feston Partizani, të kuqtë ia dalin ndaj Vllaznisë – Balkanweb.com – News24

Feston Partizani, të kuqtë ia dalin ndaj Vllaznisë – Balkanweb.com – News24

05/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al