Nga punonjësit e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Valter Sakolli, 21 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në vijën e dytë, në P.K.K.Kakavie, këtij shtetasi, në çantë iu gjetë e bllokua në cilësinë e provës materiale 95.2 gr lëndë e dyshuar narkotike “Canabis Sattiva”, si dhe një thikë metalike me tehun 8.5 cm.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.