Një ëmbëlsirë me dedikimin “Dashuri dhe respekt, nga Zamira Rami”. Kjo ishte dhurata simbolike me anë të së cilës kryebashkiakja përcolli urimet për banorët e shtëpisë së të moshuarve në ditën kushtuar moshës së tretë. Në pamundësi për të shkuar vetë për shkak të angazhimeve, Rami kishte dërguar shefen e kabinetit, Freskida Çako.
“Sot është një dite e shënuar dhe një ditë reflektimi për të gjithë familjarët dhe qytetarët. Qëllimi ynë është që ju të ndiheni të barabartë dhe të respektuar nga shoqëria. Ju urojmë të gëzoni shëndet të plotë, dhe të jeni të lumtur sepse jetoni në familjen më të madhe”, u tha Çako të moshuarve.
Ndërkohë gjatë kësaj dite edhe një grup infermierësh dhe mjekësh të urgjencës nga spitali i Gjirokastrës, vizituan të moshuarit me rastin e 1 Tetorit. Ata matën parametrat vitalë të të moshuarve si tensioni, rrahjet e zemrës etj, si dhe qëndruan për pak kohë me ta.
© ArgjiroLajm.net