Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vazhdon sot me shembjen e objekteve pa leje në zonën e “Syrit të Kaltër”. Pas fadromave për shembjen e objekteve informale, sot po punohet për rrëzimin e gjithë platformave prej betoni te lokaleve. Pamjet më poshtë janë kryer në ditën e dytë të aksionit, ku zona e Syrit të Kaltër duket e rrethuar nga gërmadhat.