Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër. Policia thotë se shtetesja M.M, 41 vjeç, banuese në Gjirokastër, duke drejtuar makinën tip ‘Audi’, në rrugën “Koço Koçollari”, ka përplasur këmbësoren M.Dh.,15 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Vajza e plagosur ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që është bërë kallëzim në Prokurori për 41-vjeçaren që shkaktoi aksidentin.
©ArgjiroLajm.net