Kryetarja e Partisë Socialiste në Memaliaj, Rajmonda Harrizi është shkarkuar nga detyra. Shkak është bërë performanca e saj e ulët, në drejtim të anëtarësimeve të reja në parti, por edhe raportet me strukturat lokale të PS-së. Pritet që në vend të saj të zgjidhet një tjetër person. Sa i përket kandidatit të socialistëve për Bashkinë Memaliaj, gjasat janë që Durim Roshi të mos rikonfirmohet. Ka zëra që flasin për një bankier, i cili do të hyjë në zgjedhje si kandidat i PS-së. ArgjiroLajm.net do të raportojë më shumë detaje në ditët e ardhshme për garën në këtë njësi vendore, e cila është e dyta për nga madhësia në rang qarku pas Bashkisë Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net