• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet çfarë do të thotë Saimir Tahiri nesër për mediat: Italia e ‘shpall’ të pafajshëm, s’ka lidhje me përgjimet e Habilajve

26/10/2018
Zbulohet çfarë do të thotë Saimir Tahiri nesër për mediat: Italia e ‘shpall’ të pafajshëm, s’ka lidhje me përgjimet e Habilajve

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në trafik droge ka vendosur të thyejë heshtjen. Sipas burimeve, ish-ministri pritet të dalë nesër në konferencë. Po kështu mësohet se konferenca e Saimir Tahirit do të mbahet në ‘Rogner’ në orën 10:30.

Nuk dihet se cila është tema e rëndësishme që e ka shtyrë ish-ministrin të flasë pas disa muajve heshtje. Më 15 tetor Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet për një periudhë 3 mujore për dosjen e Tahirit. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se nga Italia ka mbërritur një letërporosi, sipas së cilës ish-ministri i Brendshëm s’ka lidhje me përgjimet e grupit të Habilajve. Pra, do të thotë që ai nuk rezulton i përfshirë në trafikun e drogës. Sidoqoftë mbetet të presim deri nesër. 

Shkak i shtyrjes së hetimit është bërë pritja e përgjigjes së një letërporosie nga Bari, ku kërkohet marrja në pyetje e shtetasit italian Frederico Silvestri, që dyshohet se disa kohë më parë u ka shitur grupit kriminal ‘Habilaj’ një skaf që mendohet se është përdorur për transportin e drogës. Kujtojmë se për këtë çështje prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i Zi dhe Italia.

Ndaj Tahirit rëndojnë 4 akuza, për të cilat ai mund të rrezikojë 15 vite burg. Saimir Tahiri ka thënë më herët se lufta më e madhe do të jetë provimi i pafajësisë së tij. Ndaj ngelet për t’u parë se çfarë do të bëjë prokuroria deri në janar. Deri më tani nuk dihet nëse do të shkojë në burg një ministër. Tahiri ka fituar dy beteja me drejtësinë, së pari kur mori mbrapsht dokumentet e tij si pasaportën, por edhe kur iu ndryshua masa ‘arrest shtëpie.

Related Posts

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave
Kryesore

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave

02/01/2026
E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)
Kryesore

E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

02/01/2026
Dëborë në juglindje, temperaturat deri në -7 gradë celcius
Kryesore

Dëborë në juglindje, temperaturat deri në -7 gradë celcius

02/01/2026
Bëhuni gati për motin acar, të hënën temperaturat shkojnë deri në -12 gradë celcius
Kryesore

Nesër bllokohet sërish rruga Kakavijë-Janinë, fermerët grekë vijojnë protestën

02/01/2026
Ngricat në Fier dëmtojnë perimet në serra
Kryesore

Ngricat në Fier dëmtojnë perimet në serra

02/01/2026
Viti i ri me rrugë të përgjakura, humb jetën në aksident çifti i bashkëshortëve
Kryesore

Viti i ri me rrugë të përgjakura, humb jetën në aksident çifti i bashkëshortëve

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave

Krimi makabër në familje/ Burri dhunon gruan për vdekje dhe pastaj vret veten, dalin fotot e viktimave

02/01/2026
E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

E rëndë/ Burri vret gruan dhe më pas veten, ishin në prag divorci (Emri)

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al