• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dropull, flasin banorët në Bularat: Kostandini na provokonte, e mbushi fshatin me flamuj grek dhe ….

28/10/2018
Operacion masiv për kapjen ekstremistit grek në Dropull, RENEA mbërrin në Gjirokastër (VIDEO)

Kostandinos Kaçifas ka mbetur i vrarë gjatë ditës së sotme gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA. 35-vjeçari nuk iu bind urdhrit për t’u dorëzuar dhe u kundërpërgjigj ndaj efektivëve duke shtirë me armë zjarri.

Ai kishte lindur në Bularat dhe ishte banues në Athinë, ndërkohë që kishte rreth një javë që kishte mbërritur në Shqipëri. Në Bularat rreth orës 10:00 po zhvillohej një aktivitet me rastin e festës së ushtarëve të vrarë grekë (Festë Kombëtare e Greqisë).

Kanë qenë banorët e fshatit që kanë njoftuar policinë për ngacmimet e vazhdueshme që i bënte Kaçifaj. Sipas informacioneve për redaksinë tonë, ai e kishte mbushur qendrën me flamuj grekë dhe provokonte vazhdimisht njerëzit. Kur policia i është afruar, 35-vjeçari ka shtirë ndaj tyre.

Burimi deklaron për JOQ:

Përshëndetje JOQ! Sapo fola me një të afërm që jeton në afërsi të Bularatit dhe sipas tij kanë qenë banorët e fshatit që kanë thirrur policinë mbasi ky kishte mbushur qëndrën e fshatit me flamuj grekë dhe provokonte në vazhdimësi njerëzit… Në momentin që është afruar policia ky pastaj i ka qëlluar dhe vazhdimin e dini…”

Kaçifas ishte një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor e në këtë mënyrë “t’i çonte një mesazh” Tsiprasit dhe Ramës.

Policia u nis drejt qendrës së fshatit dhe sapo ai i vuri re, nisi të qëllonte drejt tyre me automatik duke i rrezikuar jetën.

Fatmirësisht plumbat nuk prekën asnjë prej efektivëve, por një prej makinave të policisë. Më pas Kaçifaj mundi të arratisej dhe u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me Forcat RENEA, të cilëve refuzoi t’u dorëzohej.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan “vorio-epiriotë”. /JOQ.

Related Posts

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!
Lajme

I riu i plagosur në sy, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lutemi për ty vëlla!

24/10/2026
Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës
Lajme

Tre gazetarë të lënduar gjatë protestës

24/10/2026
Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)
Lajme

Pamje të rënda/ Polici rreh protestuesin e shtrirë në tokë (VIDEO)

24/10/2026
Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë
Kryesore

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë

24/10/2026
Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj
Kryesore

Policia e Shtetit: Sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve ndëshkohen me ligj

24/10/2026
Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
Kryesore

Ky është i riu që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

24/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

El Clasico, Flick: Ndaj Realit ndeshje ndryshe, arbitrat të bëjnë punën… e tyre

24/10/2026
Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

Mjafton një gol, Dortmund triumfon ndaj Frankfurtit

24/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al