• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tavo pranon ekstremizmin e Kacifas: Nuk arritëm ta shpëtonim dot nga ideologjitë dhe sjellja e tij

03/11/2018
Tavo shpërthen kundër Ramës: Është antigrek, ky njeri ka probleme me të gjithë (VIDEO)

Nga Vangjel Tavo

Prej shumë ditësh debate të ashpra e të nxehta kanë vërshuar nga të dy anët e kufirit mbi ngjarjen e vrasjes në Bularat. Nacionalistë dhe anti-nacionalistë e kanë shfrytëzuar këtë ngjarje për të shprehur mllefet e tyre, të qëna e të paqëna, të kuptueshme e të pakuptueshme, herë të justifikueshme e herë tërësisht të paarsyeshme, duke drejtuar gishtin e duke u munduar të gjejnë fajtorin si brenda ashtu edhe jashtë kufirit.

Askush nuk ka justifikim as etnik e as ideologjik të kundërshtojë ligjet dhe organet ligj-zbatuese të një shteti, dhe asnjë një vend nuk duhet të lejojë e mbështesë radikalizmin, por çdo qytetar i thjeshtë e mbi të gjitha vetë shteti duhet të mbështesë e zbatojë të drejtën dhe ligjin.

Të gjithë ne duhet të jemi me ligjin, drejtësinë, kombin, flamurin, dhe vëllazërinë e bashkëatdhetarëve tanë, sepse kemi diçka të madhe që na bashkon: kjo është jeta. Qeniet njerëzore kanë një ADN, një gjak, një jetë, dhe pavarësisht se kujt kufiri i përkasin në botë, kanë një vlerë. Një njeri nuk jeton më. Konstandinos Kacifas nuk jeton më. Familja e tij kërkon trupin që ta qajë e varrosë sipas traditës e zakoneve të veta. Prokuroria të vazhdojë me hetimet e saj, me zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e së vërtetës. Por, trupi duhet t’i dorëzohet familjes.

Edhe në kohët e lashta, armiqtë ulnin armët për disa ditë që të varrosnin të vdekurit, që prindërit të varrosnin bijtë e tyre. Edhe në ditët e sotme, në vendet e përfshira në luftra makabër e tribale, dorëzojnë trupat e respektojnë varrosjen, traditat e zakonet.

Ndaj mos privoni prindërit e familjarët të derdhin lotë e të vajtojnë siç ua kërkon zakoni. Askush nuk duhet të derdhë lotë për ekstremizëm, askush nuk duhet të vajtojë për ideologji vrastare, askush nuk duhet të nderojë pishtar-mbajtësit e vdekjes, qofshin ata nga ky krah apo nga krahu tjetër i kufirit, duhet t’u themi JO çdo radikalizmi, por prindërit kanë të drejtën e Perëndisë dhe zemrës njerëzore të varrosin fëmijën e tyre, ashtu siç do meritonte çdo prind, shqiptar, grek, e nga çdo cep e kthinë e botës.

“Kush shpëton një jetë shpëton një botë të tërë,” ka thënë Shën Tereza jonë. Ne të gjithë nuk arritëm dot ta shpëtonim Konstandinos Kacifas, as nga ideologjitë e sjellja e tij e as nga vrasja e tij, por sot kemi mundësinë të shpëtojmë veten, të tregojmë që jemi ende njerëz, dhe që kemi ende zemër.

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet

AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

24/07/2026
Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al