• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kledi Kadiu: ‘Fitorja e Ermal Metës është e të gjithë ne emigrantëve shqiptar’

13/02/2017
Kledi Kadiu: ‘Fitorja e Ermal Metës është e të gjithë ne emigrantëve shqiptar’

Për tri minutat magjike të këngës së kënduar nga Ermal Meta jetuam në një botë pa kufij e pasaportë”

Romë, 11 shkurt 2017 – Ashtu si mijëra vetë të komunitetit të madh të shqiptarëve në Itali, edhe Kledi Kadiu është i lumtur për pjesëmarrjen e Ermal Metës në Sanremo dhe suksesin e korrur prej tij me çmimin Cover për ri-interpretimin e “Amara terra mia” të Modugno-s.

Balerini më i njohur shqiptar në Itali në një intervistë të dhënë Davide Di Santo-s për të përditshmen Il Tempo, thotë se në suksesin e Metës, që ka njohur personalisht verën e shkuar, gjen të reflektuar edhe pak prej historisë së tij.

Jeni i gëzuar për suksesin e Ermal Metës?

“Jashtëzakonisht. Gjej veten në të, në emocionet që besoj se po përjeton. Por jam shumë i gëzuar për të edhe pse është shqiptar si unë”.

Kënga flet pikërisht për emigrantë.

“Tregoi pjekuri të madhe. Kënga flet për njerëz të detyruar të lënë vendin e tyre, dhe përvoja që ka Meta e bëri më të vërtetë e më të natyrshëm interpretimin e tij”.

Sot debatohet shumë rreth ShBA-së, Evropës dhe terrorizmit.

“Moslejimi i hyrjeve nga vendet myslimane i vendosur nga presidenti Trump nuk është sinjal i mirë. E vërteta është se përditshmëria e njerëzve shpesh bie ndesh me zgjedhjet e politikavëve. Parmbrëmë për tri minutat magjike të këngës, jetuam në një botë pa kufij e pasaportë. Italianët vetë kanë qenë emigrantë, por të tillë jemi të gjithë, përpjekja për një jetë më të mirë është në natyrën e njeriut. Vetë Amerikën e bënë migrantët që të gjithë së bashku ndihmuan në ndërtimin e vendit të lirisë”.

Çfarë ju mungon nga Shqipëria?

“Gjithçka që lidhet me fëmijërinë time. Familja, miqtë, mësuesit. Këtu erdha 17 vjeç, pas akademisë së baletit. Shqiptarët ishin të parët, në 1991-shin, përmes të cilëve italianët njohën imigracionnin. Nuk ia mbathnim nga ndonjë luftë, por kërkonin lirinë. Tani njerëzit largohen nga vendlindja për një sërë arsyesh nga më të ndryshmet”.

Për t’iu kthyer festivalit, ç’ju pëlqen prej tij?

“Më pëlqen Fabrizio Moro dhe Fiorella Mannoia. Por mbi të gjithë Maria De Filippi. Është shumë e zonja edhe në rolin sanremez. Forca e saj është se di të përcjellë natyrshmëri dhe thjeshtësi”.

Mund të mos jeni i paanë, por a nuk ju duket se në Sanremo ka shumë këngëtarë që vijnë prej talent show?

“Ka të rinj që vijnë nga Amici e X Factor që përballen me Al Bano-n dhe Mannoia-n. Shumë mirë që ndodh kështu, Festivali ndryshon me vitet e është normale që të shkojë drejt shijeve të publikut”. Shqiptari Italise.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al