• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Edukimi përmes Kulturës’, vizitë në shtëpinë e Ismail Kadaresë në Gjirokastër (FOTO)

26/11/2018
‘Edukimi përmes Kulturës’, vizitë në shtëpinë e Ismail Kadaresë në Gjirokastër (FOTO)

Brezi i ri gjithnjë e më shumë po afrohet me artin dhe kulturën kjo për shkak të nismave të ndërmarra nga institucionet përkatëse. Të rinjtë po i kthejnë në destinacione të preferuara gjatë këtyre muajve vendet e trashëgimisë kulturore ku njihen nga afër me historinë dhe vlerën e këtyre aseteve të cilat tregojnë identitetin dhe kulturën tonë.

Në kuadër të programit “Edukimi Nëpërmjet Artit dhe Kulturës” DRKK Gjirokastër në bashkëpunim me shkollën 9 -vjeçare “Naim Frashëri” organizuan sot orën e lirë “Të njohim monumentet” në shtëpinë e shkrimtarit gjirokastrit “Ismail Kadare”.

Nxënësit u njohën me strukturën e shtëpisë si dhe historikun e saj.Kjo nismë për të njohur më mirë monumentet do të vazhdojë edhe për njohjen e të gjitha monumenteve të kulturës nga ana e nxënësve.

Gjirokastra përpos vlerave të jashtëzakonshme historike dhe kulturore, është e lidhur me gjeniun letrar, Ismail Kadarenë, që e ka bërë letërsinë shqipe të flasë në 45 gjuhë të botës duke e prezantuar denjësisht Shqipërinë me historinë dhe kulturën e saj ndërshekullore.

Pasi hedh hapin e parë në shtëpinë e shkrimtarit tone te famshëm, të mbushur me emocion, futemi në pjesën që quhet nëndivani, aty ku hapësira të lejon të shohësh shumë objekte njëkohësisht, një pus që gjendet përballë portës dhe dyert e ambienteve të tjera që të ftojnë ti hapësh, për të parë se çfarë ndodh më tej. Në këtë mjedis thuajse çdo mur është i ndërtuar me gur.

Lajtmotivi i elementëve përbërës të banesës së Kadaresë janë guri dhe druri. Ndërkohë që në katin e poshtëm mbizotërojnë platformat me gurë, në katin e sipërm kryeson druri ku çdo element i punuar me të është i zbukuruar pa ja humbur autenticitetin banesës tipike gjirokastrite.

Një udhëtim në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare të bën të udhëtosh nëpër subjektet e romaneve ku ai përjetësoi ambientet dhe vlerat e pakontestueshme të shtëpive karakteristike të Gjirokastrës.

Related Posts

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës
Kryesore

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

27/04/2026
Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpërblim për fitoren historike, “koka e Egnatias” kishte vlerën 10 milionë lekë

Shpërblim për fitoren historike, “koka e Egnatias” kishte vlerën 10 milionë lekë

28/04/2026
Shpërblim për fitoren historike, “koka e Egnatias” kishte vlerën 10 milionë lekë

Shpërblim për fitoren historike, “koka e Egnatias” kishte vlerën 10 milionë lekë

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al