• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtatë traditat më të çmendura të Vitit të Ri në të gjithë botën

30/12/2018
Shtatë traditat më të çmendura të Vitit të Ri në të gjithë botën

Vitit të Ri, koha ku shumë njerëz mblidhen për të festuar së bashku mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Përveç përgatitjes, ushqimeve, dhuratave ka edhe disa tradita të tjera që ndiqen në disa vende të ndryshme në prag të nderimit të viteve. Më poshtë ju njohim me 7 prej traditave më të çuditshme të Vitit të Ri në të gjithë botën.

Ekuador

Për të dëbuar çdo fatkeqësi apo gjëra të tjera që ndodhën vitin kaluar ekuadorianët djegin të gjithë dordolecët në mesnatën e Vitit të Ri. Ata gjithashtu djegin fotografi të gjërave që përfaqësojnë vitin e kaluar.

Itali

Italianët kanë arritur të bëjnë kremtimin e Vitit të Ri, përndryshe të pafajshëm, paksa keq. Tradita dikton që të gjithë duhet të mbajnë të brendshme të kuqe në vigjilje të Vitit të Ri – qoftë ato të boksierëve apo dantellave – çdo gjë shkon, përderisa është e kuqe. Italianët gjithashtu hanë këmbët e derrit dhe thjerrëzat për fat të mirë në financat e tyre në vitin e ardhshëm …

Filipine

Në Filipine Viti i Ri ka të bëjë me një gjë, dhe vetëm një, përdorimi i gjërave të rrumbullakëta. Duke shpresuar për të sjellë prosperitet dhe pasuri për vitin në vazhdim, populli filipinas përpiqet të përdorë sa më shumë gjëra të rrumbullakëta për të përfaqësuar monedha dhe pasuri. Rrobat e rrumbullakëta, ushqimi i rrumbullakët, e gjithçka tjetër që ata hanë dhe përdorin.

Danimarkë

Nëse jeni në Danimarkë dhe kur zgjoheni gjeni enë të thyera jashtë derës tuaj, mos u shqetësoni, kjo ndodh në prag të Vitit të Ri. Enët e papërdorura ruhen gjatë gjithë vitit, deri në 31 Dhjetor, kur ata hidhen në dyert e miqve dhe familjeve tuaja, kjo kryhet për t’ju sjellë fat dhe mbarësi, miqve dhe të afërmve tonë.

Spanja

Teksa njerëzit në mbarë botën po përgatiten të shikojnë fishekzjarrë dhe të pinë me njëri tjetrin deri sa të dehen, për spanjollët rrushi sjell fat për Vitin e Ri. Në mesnatë secili person ha 12 kokrra rrush për të simbolizuar fatin e mirë për çdo muaj të vitit që po vjen.

Rio De Janerio

Në Rio de Janeiro mbrëmja e Vitit të Ri festohet në plazh, ku të gjithë duhet të vishen me veshje të bardha, pasi e bardha përfaqëson paqen dhe rilindjen, dhe shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve. Ndërsa në mesnatë ato bëjnë shëtitje përgjatë oqeanit dhe presin që këmbët e tyre të prekin 7 dallgë të vogla. Në këtë mënyrë ato kanë marrë bekimin e zotit të detit “Lemanja” për vitin që vjen. Disa preferojnë të hedhin dhe lule në oqean.

Amerika e Jugut

Shtatë traditat më të çmendura në prag të Vitit të Ri të të gjithë botënNë vendet e Amerikës së Jugut si Meksika, Bolivia dhe Brazili, faturat tuaja për vitin në vijim vendosen nga brekët. Ata që duan të gjejnë dashuri veshin të brendshme të kuqe për Vitin e Ri, ndërsa të tjerët që duan pasuri dhe fat duhet të zgjedhin të verdhën.

Related Posts

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Greqi

14/06/2026
Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut
Lajme

Alarm për bombë në tragetin me 1 mijë persona në bord në portin e Pireut

12/06/2026
Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp
Kryesore

Bien Facebook, Instagram, dhe Whatsapp

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

10/07/2026
Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

09/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al