• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hetimet e UEFA-s për Luftëtarin, Jupi: Duhen dënime që të zënë mend

08/01/2019
Hetimet e UEFA-s për Luftëtarin, Jupi: Duhen dënime që të zënë mend

Ish-futbollisti i kombëtares, Redi Jupi, e ka cilësuar një goditje të dytë të rëndë për futbollin atë që ka ndodhur me Luftëtarin që është bërë pjesë e hetimeve të UEFA-s. Në “Procesi Sportiv”, ai deklaroi se mendonte se kishte ardhur koha që të ketë ndëshkime të rënda edhe në Shqipëri për të gjithë ata që shkelin rregullat me trukime.

“Nuk mendoja se do të ndodhte prapë një gjë e tillë, sidomos pas problemeve me Skënderbeun, ishte një dënim që dha një sinjal, ka pasur edhe më parë, dënimi që u dha e njollos futbollin shqiptar në një mënyrë të tillë në të cilën ne duhet të reflektojmë se si të ringrejmë sistemin. Nuk mendoja që do të përsëritej te një ekip tjetër shqiptar, që po bënte mirë, simpatik, që kishte zgjuar interesin e publikut, po bëhej tifoz me ta një pjesë e madhe e publikut shqiptar, me futbollin që po bënin, lojtarët që kishin, i bënë tifozë të gjithë. Kjo ishte goditja më e madhe që mund t’i jepnin kampionatit.

Më la shije të keqe që kur shkarkuan Likën. Ekipi më i mirë i sezonit, trajneri më i mirë i sezonit, e largoi. Kështu bënte Tirana se në fund i shkarkonte trajnerët edhe kur merrnin titull. Por Luftëtari, që vinte nga kategoria e parë luftonte për mbijetesë, shkon në Europë dhe këtë trajner e shkarkojnë. Njerëzit që punojnë, lojtarët, trajnerët, nëse nuk respektohen në mënyrën e duhur nga një skuadër tregojnë çfarë pripje ka skuadra ndaj futbollit

Në stadin që jemi, ekonominë që ka Shqipëria, me njerëzit e biznesit, nuk është momenti për të privatizuar klubet, duhet t’i mbajë bashkia ose të gjejë mënyrë tjetër. Nuk kemi individë që të përfaqësojmë një qytet, si mund t’ia lësh Dinamon apo Tiranën një individi të vjetër. Nuk është faji i individëve por i kësaj shoqërie, kapitalizmi shqiptar që nuk mund të nxjerrë aq të pasur dhe aq me integritetin e duhur. Kur një klub nuk pyet për trajnerin e lojtarët, si mund të pyesë për futbollin në fushë. Ka ardhur koha që përveç dënimit nga UEFA të ketë edhe të brendshëm, që të heqin dorë nga ky muhabet”, tha Jupi.

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al