• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Virgjëria” e Luftëtarit dhe njollat e turpit mbi flamur!

08/01/2019
“Virgjëria” e Luftëtarit dhe njollat e turpit mbi flamur!

Nga Fatjon Baze

Futbolli shqiptar është prekur sërish nga një sëmundje që mesa duket nuk ka ndërmend që të shërhohet: trukimet e ndeshjeve.

Estrada e turpshme që skuadra e Luftëtarit bëri në prezantim e saj të parë në Kupat e Europës, po rezulton një njollë e zezë për klubin pasi tashmë ata janë zyrtarisht nën hetim nga UEFA për trukime.

Dhe e verteta në fakt nuk ka pse të fshihet: Ka apo nuk ka fakte UEFA, ajo ndeshje nuk ka asnjë dyshim që ishte e trukuar.

“Bluzinjtë” bën një paraqitje të shëmtuar në dy takimet e zhvilluara me skuadrën e Ventspils ku përveç pësimit të tetë golave në të dyja ndeshjet, ato takime shfaqën sërish plagën e rëndë që vuan futbolli shqiptar: trukimin e ndeshjeve në sy të të gjithëve.

Ata shitën ndeshjen; shiten fanellën; shitën historinë; shitën qytetin; shitën tifozët të cilët pavarsisht padrejtësive që iu bënë nga klubi duke i turpëruar, u distancuan menjëherë nga ato skena të turpshme duke mos i kursyer as akuzat në drejtim të presidencës për trukimin e ndeshjes.

Për çdo skuadër në Superiore që ka pretendime synimi i parë që mund të jetë një objektiv i arritshëm janë sigurimi për një vend që të dërgon në Kupat e Europës, por kjo gjë po na tregon mentalitetin që kanë skuadrat shqiptare në të tilla kompeticione, të cilin nuk e shohin si një mundësi për tu rritur dhe për përfituar para në mënyrë të ndershme, por e shohin si një thesar për të fituar para të pista.

Luftëtari i trukimeve nuk është i nevojshëm për asnjërin në Gjirokastër, por vetëm për ata që përfitojnë para në mënyra të pista nën fanellën dhe emrin e klubit të qytetit.

Gjirokastrës dhe të gjithëve u duhet një Luftëtar i vërtet si ai i sezonit ku shkruan historinë duke marrë pjesë për herë të parë në Europë.

Nuk i duhet ky klub ku presidenti Tavo e ka çuar ekipin në buzë të greminës duke krijuar borxhe të mëdha si dhe duke mos paguar prej muajsh lojtarët dhe pa pikën e turpit së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka “zgërdhiheshin” në mbledhjen e Ligës së Profesionistëve. 

Më poshtë video e takimit të zhvilluar në “Elbasan Arena” mes Luftëtarit dhe Ventspils që po hetohet nga UEFA si e trukuar./TemA

Related Posts

Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë
Sport

Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24
Sport

Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë

03/09/2026
Tjetër lëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja i bashkohet Guardiolës – Balkanweb.com – News24
Sport

E prishi marrëveshjen 1-2 orë para – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
ZYRTARE/ La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi firmos kontratë në klubin legjendar gjerman – Balkanweb.com – News24
Sport

ZYRTARE/ La Shqipërinë për Kosovën, sulmuesi firmos kontratë në klubin legjendar gjerman – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
“E vështirë që të shkoje te dentisti”, portieri legjendar i Interit nuk kursehet: Konte i mirë 1-2 vite, pastaj…
Sport

“E vështirë që të shkoje te dentisti”, portieri legjendar i Interit nuk kursehet: Konte i mirë 1-2 vite, pastaj…

03/09/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar
Sport

Te Partizani u shpall kampion si golashënuesi kryesor, sulmuesi befason me ekipin e ri – Balkanweb.com – News24

03/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë

Abissnet Superiore/ Java e tretë luhet e ndarë në tre ditë – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Asnjë shkelje procedurash apo ushtrim dhune ndaj ekipit kundërshtar – Balkanweb.com – News24

Ndryshimi i fundit tek Elbasani, sulmuesi largohet nga verdheblutë

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al