• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protesta e Zagorisë dhe nevoja për një projekt mjedisor serioz

25/01/2019
Mbi vlerën e naftës dhe vlerën e Zagories

Nga Skënder Minxhozi

Një krahinë kundër shumëkombësheje gjigande! Ky mund të ishte titulli i asaj që ndodhi në orët e fundit në Jug të Shqipërisë, aty kompania Shell ka planifikuar të kryejë gërmime për të verifikuar nëse ka burime hidrokarburesh. Ka qenë jo vetëm reagimet e shumta të shoqatave e forumeve, si është deklarata e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, por kryesisht shqetësimi dhe kundërshtitë e shumta të banorëve të zonave të luginës së Vjosës, ato që kanë shtyrë kompaninë në fjalë dhe qeverinë shqiptare, që të saktësojnë se nuk do të lejohet të preket parku i Zagorisë. Këto orë lajmi se kërkimet për naftë mund të prekin zona të mbrojtura, burime ujore, mbetje arkeologjike etj, po gjejnë një kundërshtim të fortë publik nga banorët lokalë. Më herët, kundërshtime të forta ka pasur edhe nga banorët e krahinave ku janë planifikuar për t’u ndërtuar HEC-e, të cilat shpesh kanë shkatërruar lumenj e burime që përbëjnë thesare të vërteta të natyrës shqiptare.

Ethet e garës për energji kanë kapur edhe Shqipërinë. Një vend i cili krenohet me të drejtë për gjenerimin e energjisë së tij nga burime të rinovueshme, falë hidrocentraleve të ndërtuara kryesisht në zonën e Veriut. Presioni për projekte të reja ka ardhur duke u shtuar vitet e fundit, kur janë ndërtuar HEC-e dhe një TEC në Vlorë, duke anashkaluar faktorin mjedisor. Një aspekt i cili ka qenë thjesht i neglizhuar e injoruar gjatë gjithë tranzicionit shqiptar.

Jemi vërtetë një vend që energjinë që prodhojmë e kemi të pastër, por jemi gjithashtu vendi i prerjes vandale të masiveve pyjore, i shkatërrimit të brigjeve të lumenjve, i varrezave masive të mbetjeve gjithfarësh, skeleteve të makinave dhe ndotjeve industriale të mbetura nga koha e komunizmit. Jemi vendi që rregullisht i “eksporton” plehrat, në grykëderdhjet e Drinit e lumenjve të tjerëm, drejt Malit të Zi e Kroacisë, duke u bërë objekt talljeje i shtypit botëror.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë ndërgjegjen e saj ekologjike. Jo një karikaturë aktivistësh mjedisorë që improvizojnë në ambjentin politik e mediatik, por një vetëdije të konsoliduar përmes përfaqësimit fillimisht në rangun e shoqërisë civile e mediave, e më pas edhe në skenën politike. Protesta e banorëve të dëshpëruar të Zagorisë së thellë, tregon se momenti ka ardhur prej kohësh. Jemi vetë ne që i prodhojmë të parët plehrat në dyert e shtëpive, lagjet e qendrat e fshatrave. Jemi po ne që duhet të ndërgjegjësojmë veten dhe të tjerët, fillimisht që të mos ndotim ngastrën tonë të vogël personale, e më pas që t’i japim një zë të kualifikuar shqetësimeve të mëdha mjedisore, me të cilat Shqipëria si shtet, nuk është marrë kurrë seriozisht.

Në botën demokratike lëvizjet mjedisore ngrenë dhe rrëzojnë qeveri. Tek ne të paktën të arrijmë që mbajmë pastër vendin ku jetojmë. Që të mos na vijnë turistët në verë e të na shesin në rrjetet sociale si ndonjë fis i humbur afrikan./Javanews

Related Posts

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do t’i tregoj të gjitha… – Balkanweb.com – News24

Bëri bujë me largimin nga kombëtarja, te Portugalia marrin vendimin për Ronaldon

19/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

2500 euro shpërblim për policët në protestë, zbardhet vendimi i qeverisë

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al