• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin. Dy fjalë për drejtorin e Zamira Ramit

04/02/2019
Prindërit e Gjirokastrës si bankomat për bashkinë, veç taksave paguajnë për çdo gjë tjetër në kopshte. Ja tarifat që nuk dihet ku përfundojnë

Drejtori delirant i Zamira Ramit në Bashkinë Gjirokastër, Armand Mamani, shfaqet shumë i indinjuar në një postim të fundit në faqen e tij në Facebook. Ka zbuluar ‘vjedhjen e shekullit’ nga portali jonë. Pretendon se i kemi marrë disa foto të vetat dhe i kemi postuar pa autorizimin e tij. Mund të jenë realisht foto të Mamanit, të cilat ne i kemi postuar si shumë foto të tjera që na dërgojnë ndjekësit tanë apo i pikasim vetë në rrjetet sociale. Lehtësisht mund të verifikohet, se fotot që nuk janë tonat, ne nuk u vendosim asnjëherë logo apo mbishkrim.

Edhe fotot e drejtorit të Zamira Ramit, janë postuar si shumë foto të tjera, pa logo dhe pa thënë që janë tonat. Për aq kohë sa fotot janë hedhur në rrjetet sociale dhe vetë Mamani ka zgjedhur t’i ndajë me të tjerët, natyrisht që ato do të postohen e ripostohen. Në këtë rast ne nuk i kemi përdorur fotot e tij për qëllime komerciale dhe as i kemi ‘shitur’ si fotot tona. Por drejtori ka siklete të tjera dhe tani bërtet kapeni hajdutin. Drejtori që nuk guxon të thotë një fjalë për doktoraturën plagjaturë të shefit të tij politik, vë kujën për ne dhe na jep leksione mbi plagjaturën vetëm e vetëm se i paskemi marrë foto të vetat dhe ia kemi ripostuar.

Drejtori delirant që iku nga spitali ‘Omer Nishani’ sepse kishte abuzuar me fondet publike dhe auditi konstatoi shkelje, na akuzon neve për hajdutëri te fotot. Drejtori që u merr lekë prindërve për të blerë tapet për kopshtin dhe për të lyer muret, drejtori që bën tendera disa qindra milionë për investime gjysmake në Bashkinë Gjirokastër si tek kaldajat nëpër shkolla, tregu apo gjetkë… bën namin se i kemi postuar dy foto të vetat në faqen tonë në Facebook. Dakord Armand, për të tilla vjedhje dhe hajdutëri u akuzofshim përherë. Nuk na komplekson fare kjo ‘hajdutëri’… Ata që na lexojnë e bëjnë vetë diferencën mes nesh dhe teje. Ju ikët nga spitali si drejtor që bëtë ‘rrush e kumbulla’ lekët e buxhetit. Po bëni ‘rrush e kumbulla’ edhe lekët e Bashkisë Gjirokastër me investime gjysmake.

Kurse ne ‘vjedhim’ foto të bukura të Gjirokastrës dhe ua shfaqim ndjekësve tanë. Diferenca është kilometrike, por ti ke siklet dhe normal që s’e kupton dot. Çliroje veten nga paranojat dhe komplekset që s’të lenë të kuptosh se je fare i parëndësishëm sa të merremi me ty personalisht. Nuk përfaqëson asgjë! Ama për punën e institucionit tënd normal që do të flasim, do të shkruajmë dhe do të komentojmë. E kemi bërë këtë gjë në mënyrë etike dhe civile. Besojmë edhe profesionalisht mirë. Sidoqoftë kjo është çështje këndvështrimi dhe vlerësimin e bëjnë ata që na lexojnë. Por që të të marrim leje ty, kryetares tënde apo dikujt tjetër se çfarë do të shkruajmë, thjesht harroje! Nëse rasti i fundit për të cilin je ‘tërbuar’ qenka i pavërtetë, dil e sqaroje opinionin publik.

Thuaj që ne kemi shpifur për rritjen e çmimit të vakteve në kopshte, për pagesat e shpeshta nga prindërit, për mosfunksionimin e kaldajave në shkolla, për çatinë e tregut, për rrugën te ‘Kodra e Rilindasve’ etj me radhë. Dil pra, na demasko neve për gjithë këto shpifje. Merre ti dhe kryetarja flamurin e lajmësit të madh dhe rolin e fanarit ndriçues për Gjirokastrën. Kurse ne le të demaskohemi si shpifës dhe prodhues të lajmeve të rreme, si kazan që thotë Rama. Dil pra, po të sfidojmë! Për transparencë ndaj atyre që na lexojnë shihni më poshtë reagimin e Armand Mamanit dhe shkresën për largimin e tij si drejtor spitali pas konstatimit të abuzimit me fondet publike nga grupi i auditit.

©argjiroja.net 

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al