• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Takimi në Gjirokastër, dy arsye përse Edi Rama zgjodhi të mos thoshte asgjë për Zamira Ramin

22/02/2019
Takimi në Gjirokastër, dy arsye përse Edi Rama zgjodhi të mos thoshte asgjë për Zamira Ramin

Edi Rama nuk e kishte thirrur Zamira Ramin në takimin e sotëm ‘Bashkia që Duam’ në Pallatin e Sportit në Gjirokastër. Tashmë s’mund të ketë më dyshime se ai s’ka ndërmend ta rikandojë atë për një mandat të dytë si propozim kësaj here të Partisë Socialiste. Por sot Rama bëri diçka tjetër, refuzoi të komentonte punën e saj për 4 vjet në krye të Bashkisë Gjirokastër, ndonëse kishte thirrur njerëzit në një takim për atë se si duhet të jetë pushteti vendor.

“E kemi fituar bashkinë e Gjirokastrës në koalicion. Nuk dua të bëj asnjë diskutim dhe nuk dua të them as fjalën më të vogël për kryetaren e bashkisë që ka marrë mbështetjen e të gjithëve ne për të qeverisur bashkinë por nga ana tjetër është pak por e sigurtë që siç po ndodh me qeverinë qëndrore, ku shumë gjëra po ecin më shpejt dhe shumë shpejt shumë gjëra do të bëhen shumë më mirë seç ishin, ashtu do të ndodhë dhe me Gjirokastrën. Shumë gjëra me ne do të ecin shumë më shpejt dhe do të bëhen shumë më mirë seç ishin”, tha Rama.

Por përse Rama zgjodhi të heshtte për Zamira Ramin? Sigurisht që ky është gjest i tij edhe prej xhentëllmeni, por më së shumti ka një arsye tjetër. Ai e ka propozuar vetë Zamira Ramin bashkë me Ilir Metën si kandidate të përbashkët të koalicionit ‘Për Shqipërinë Europiane’. Në emër të kësaj aleancë, Rama kishte dalë para gjirokastritëve  4 vjet më parë dhe kërkoi vota për Zamira Ramin.

Prandaj sot ai s’mund të dilte dhe ta sulmonte, ndonëse shumë prej atyre që i servilosen sot Kryeministrit në Gjirokastër, mezi prisnin të dëgjonin diçka të tillë nga goja e tij. Qëndrimi i Ramës karshi Zamira Ramit mund të shpjegohet edhe me qasjen e saj karshi koalicionit PD-LSI. Zamira Rami s’ka folur kurrë me gjuhën e Monikes dhe as të Lulit.

As me gjuhën e Roland Bejkos dhe as të Dasho Alikos. Zamira Rami ka përbuzur protestat dhe shpesh herë qëndrimet e tyre. Thënë këto, ajo i ka lënë vend vetes tek Edi Rama. Pikërisht për këtë arsye Kryeministri e kurseu sot nga sulmet, jo se performanca e saj në krye të bashkisë është për t’u lavdëruar. Nëse Zamira Rami do të ishte fjala vjen si Voltana Ademi në Shkodër, Edi Rama do ta kishte më lehtë për ta ‘zgjidhur gjuhën’ me kryebashkiaken e Gjirokastrës.

©argjiroja.net 

Related Posts

Mesazhi i forte amerikan për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar
Kryesore

Mesazhi i forte amerikan për protestën: Dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar

17/10/2026
Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)
Kryesore

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

17/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Zv.kryeministrja: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë
Kryesore

Zv.kryeministrja: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë

17/10/2026
Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona
Kryesore

Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona

17/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid

La Liga/ Barcelona e pandalshme, ndaj Betis vjen fitorja e nëntë radhazi, fiton edhe Atletico Madrid

18/10/2026
Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

Serie A/ Inter vijon marshimin drejt kreut, Roma “thyen” Genoa-n, vijon kriza e Napolit

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al