Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike”.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Gjirokastër, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagarancë të shtetasit E.J , pasi:
Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur pranë shtepisë së tij, ku ky shtetas ruante bazë ushqimore për bagëtit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 5.7 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetim të mëtejshëm për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikeve”, parashikuara nga neni 283/1 i Kodit Penal.