PD Gjirokastër mblodhi sot strukturat drejtuese në rang qarku. E veçanta e kësaj mbledhje ishte se demokratët kishin lënë zyrat dhe sallat e mbyllura, për t’u zhvendosur në natyrë. Gjatë fjalës së tij deputeti i ‘djegur’ Tritan Shehu, komentoi edhe deklaratat e Edi Ramës gjatë takimit që ai zhvilloi në Pallatin e Sportit.
“Na përmendi dhe nga sulmoi edhe nga Pallati i Sportit, në atë miting të tipit Jung, që vetëm në Korenë e Veriut organizohet. Rama tregoi se sa shumë u tremb nga ai grumbullim i gjirokastritëve, tepelenasve, libohovitëve, memaliotëve, këlcyriotëve, për ta ‘përshëndetur’ dhe për t’i thënë ‘Rama ik’”, u shpreh Shehu duke iu referuar protestës në Virua teksa Rama po vinte në Gjirokastër.
Kryeministri gjatë takimit në Pallatin e Sportit ironizoi Dasho Alikon dhe Tritan Shehun teksa këta të fundit kishin dalë në protestë në Virua. Sipas Ramës ata ishin aty në rrugë thjesht sa për të bërë foto dhe për t’ia nisur Saliut, por s’mund të përfaqësojnë popullin.
Demokratët në Gjirokastër kanë ngritur dy shtabe: shtabin e protestave dhe shtabet elektorale pasi besojnë se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
©argjiroja.net