Opozita do të zhvillojë sot protestën e pestë kundër qeverisë ‘Rama’. Në dallim nga herët e tjera ajo që bie në sy janë masat e shtuara të sigurisë rreth Kryeministrisë. Selia e qeverisë është rrethuar nga një gardh me hekura, i njëjti që u përdor para Kuvendit. Pas gardhit me hekura është vendosur kordoni i policisë. Mësohet se janë mbi 1600 policë të angazhuar për mbarëvajtjen e kësaj proteste. Leja nga Policia e Shtetit është dhënë për 48 orë. Shihni më poshtë fotot që sjell LSA.











