• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gara për Bashkinë Gjirokastër, nis ‘lufta’ mes dy zv.ministreve (FOTO)

30/03/2019
Gara për Bashkinë Gjirokastër, nis ‘lufta’ mes dy zv.ministreve (FOTO)

Janë përfolur të dyja në media si kandidate të mundshme të Partisë Socialiste për Bashkinë Gjirokastër. Dhe deri në zyrtarizimin e emrit nga Edi Rama duket se ato do të bëjnë gjithçka për të rënë në sy, për të tërhequr vëmendjen, për të qenë vizibël sa më shumë të mundin, për të treguar se me Gjirokastrën nuk i lidh vetëm origjina, por edhe se janë aty të kontribuojnë për të.

Është fjala për Artemis Malon dhe Ornela Çuçin. E para zv.ministre e Punëve të Jashtme dhe Europës, e dyta zv.ministre për Turizmin dhe Mjedisin. Sot të dyja ishin në Gjirokastër në një aksion pastrimi dhe mbjellje pemësh, aksione të cilat gati gati janë bërë klishe në Shqipëri sa herë do të dukesh se po bën diçka për komunitetin apo kërkon të demonstrosh aspekte të përgjegjësisë sociale.

Por nuk është thelbi, mungesa le të themi e kreativitetit të Ornela Cuçit dhe Artemis Malos për të modeluar ndoshta një event tjetër se sa thjesht mbjellje fidanësh dhe pastrimi i disa mbetjeve. Natyrisht që ky aksion është i mirëpritur dhe Gjirokastra ka nevojë për pemë të reja dhe pastrim nga mbeturinat. Duke u nisur vetëm nga postimet e tyre në Facebook, zbulon në fakt një rivalitet të madh mes dy zv.ministreve të kabinetit ‘Rama 2’.

Të dyja kanë përjashtuar njëra-tjetrën nga postimet respektive në Facebook, ndonëse kanë të njëjtët persona që i kanë shoqëruar gjatë aksionit. Kjo të le të kuptosh se ka qenë një aksion i përbashkët, me të njëjtët persona që i shoqërojnë zv.ministret, por ato vetë janë kujdesur që të mos e përmendin njëra-tjetrën në postimet që kanë bërë në faqet e tyre.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj që s’mund të anashkalohet. Tv Gjirokastra në kronikën e përgatitur me këtë aktivitet, as që nuk e përmend fare zv.ministren e Mjedisit, Ornela Çuçi. Sigurisht që s’ka këtu ndonjë komplot të madh, është thjesht një ‘luftë’ e heshtur mes dy zonjave që aspirojnë për Bashkinë Gjirokastër, edhe pse Ornela Çuçi le të themi se është një hap më larg që pas ngjitjes në skenë me Erion Veliajn si kandidate për Këshillin Bashkiak Tiranë.

Ndërsa Artemis Malo nga ana tjetër do të ‘mbajë frymën’ derisa Rama të zyrtarizojë kandidaturën për Bashkinë Gjirokastër. Nuk është ndonjë merak i madh për ne nëse kanë miqësi apo jo dy zv.ministret me njëra-tjetrën. Vetëm duke u nisur nga postimet e sotme në Facebook, vëren se ka një rivalitet të madh mes tyre, aq sa shkojnë deri aty sa të mospërfillin njëra-tjetrën në një aktivitet ku ishin së bashku. Kjo nuk është rastësi! (Shihni postimet e tyre në Facebook tek fotot më poshtë)

©argjiroja.net 

Related Posts

Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje të tjera

23/04/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Lajme

Armë gjahu pa leje në banesë, procedohet penalisht 55-vjeçari në Memaliaj

23/04/2026
Bashkia Memaliaj njofton fituesit e dy tenderave
Kryesore

Dëmtoi automjetin e një 27-vjeçari në Memaliaj, procedohet penalisht 66-vjeçari

23/04/2026
Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim
Lajme

Del testamenti i Rexhep Qoses: Nuk dua politikanë në varrimin tim

23/04/2026
Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë
Kryesore

Lamallari e Hita “furtunë” në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime në strukturë

23/04/2026
Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit
Kryesore

Rama: Ushtria amerikane mund të kryejë operacione nga Shqipëria kundër Iranit

23/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjykata rrëzon kërkesën e Cher për kujdestari ndaj djalit të saj

Gjykata rrëzon kërkesën e Cher për kujdestari ndaj djalit të saj

24/04/2026
Videoja që ngriti dyshime, Loredana drejt tërheqjes nga muzika?

Videoja që ngriti dyshime, Loredana drejt tërheqjes nga muzika?

24/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al