Një shofer autobusi, 47-vjeçar është masakruar me komente në rrjet, pasi historia e tij e dashurisë u publikua në emisionin “Age Gap Love” në kanalin 5 në Britani. Personazhi në fjalë ra në dashuri me vajzën 16-vjeçare të mikeshës së tij më të afërt dhe për më tepër kreu marrëdhënie seksuale, e më pas u martua me të.
Andi dhe Beti janë të martuar prej tre vitesh dhe kanë dy djem së bashku, pasi u njohën me njëri-tjetrin përmes nënës së saj.
“Ne ishim të gjithë si një familje e lumtur”, tha Andi.
“Por nuk e dija se Beth kishte këtë mendimin se ajo donte që unë të isha burri i jetës së saj, përgjithmonë”, shtoi ai.
Kur Beth mbushi 16 vjeçe, ajo donte që miqësia e tyre të ngjitej në një tjetër nivel, duke pranuar: “Mosha me të vërtetë nuk më shqetësoi”.
“Unë nuk e shoh atë si një burrë të vjetër, apo babai im ose diçka e tillë. Ai është vetëm i ndjeshëm si një arush i madh”, tha ajo.
Sidoqoftë, Andi pranoi se fillimisht kishte shqetësime, por kur e kuptoi se Beth e kishte seriozisht për lidhjen e tyre, ai i dha marrëdhënies së debatueshme një hap të fuqishëm përpara.
“Isha i shqetësuar se çfarë mendojnë njerëzit”, theksoi ai.
“16 dhe 44, është një hendek i madh. Është një boshllë, diçka e tillë”, theksoi Andi.
Beth më vonë shtoi:
“Gjithmonë kam dashur të kem një familje kështu që unë vetëm mendova se Andi do të ishte njeriu i përsosur për ta bërë këtë.”
Por hendeku 28-vjeçar shpejt ktheu jetën e çiftit me kokë poshtë, pasi ata nga kritikat u detyruan të largohen nga shtëpia e tyre në Uells.
Banorët lokalë vandalizuan autobusin e Andit, duke e quajtur atë një “pedofil”. “Njerëzit dëmtuan pronën në të cilën jetonin, automjetet që kishim dhe shkruan sharje për ne”, deklaroi ajo. Në episodin e parë të shfaqjes, Beth dhe Andy kthehen në shtëpinë e tyre në Uells për një pushim familjar pasi u dëbuan dy vjet më parë. Së bashku me djemtë e tyre Timmy dhe Conëay, çifti udhëtoi nga shtëpia e tyre e re në Lancashire.