• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Meryl Streep i përgjigjet ashpër Lagerfeld: Po pres ndjesë publike

26/02/2017
Meryl Streep i përgjigjet ashpër Lagerfeld: Po pres ndjesë publike

Aktorja e njohur e çmimeve Oscar iu kundërpërgjigj ashpër dizenjatorit Karl Lagerfeld për akuzat se ajo kishte kërkuar para për të veshur fustanin e tij. Dy ditë pas WWD publikoi një intervistë të drejtorit kreativ të Chanel, në të cilën ai akuzoi yllin e “Florence Foster Jenkins”, se, me gjasë, dëshironte të përfitonte një kompensim financiar për të veshur fustanin e tij, aktorja ka reaguar në një deklaratë zyrtare për E! News.

“Në lidhje me “deklaratën” e zotit Lagerfeld nuk ka asnjë polemikë. Karl Lagerfeld, një stilist i njohur, në një medie të rëndësishme, shpifi ndaj meje, ndaj stilistit tim dhe dizenjatorit të fustanit që unë zgjodha të vesh”, – thuhet në deklaratën e aktores.

“Media e printoi këtë shpifje pa e verifikuar. Më pas, artikulli u shpërnda globalisht dhe vazhdon të shpërndahet duke njollosur pamjen time në ceremoninë e Oscar­, me rastin e nominimit të rekordit tim, për të 20-­ën herë, por dhe për të eklipsuar këtë vlerësim në sy të medias, kolegëve dhe audiencës sime. Nuk mund ta marr kaq lehtë këtë, dhe “deklarata” e përgjithshme e Karl Lagerfeld në shenjë pendese për këtë “debat” nuk ishte ndjesë. Ai gënjeu, e printoi gënjeshtrën dhe unë jam ende në pritje”,- thuhet më tej në deklaratën e aktores së famshme.

Streep, në fakt, i referohet deklaratës që Karl Lagerfeld publikoi të shtunën përmes WWD, si për të sqaruar komentet e tij të mëparshme: “Chanel bisedoi me stilistin e zonjës Streep, me kërkesë të saj, për të dizenjuar një fustan për të në Akademinë e Ҫmimeve Oscar. Pas një bisede joformale, unë u keqkuptova duke menduar që zonja Streep kishte zgjedhur një dizenjator tjetër për arsye shpërblimi, gjë që ekipi i zonjës Streep konfirmoi se nuk është e vërtetë. Më vjen keq për këtë debat dhe i uroj më të mirat zonjës Streep në nominimin e saj të 20-të”, thuhet në deklaratën e Lagerfeld­it.

Në intervistën e parë, Lagerfeld pretendoi se stafi i tij kishte nisur të dizenjonte një fustan gri të mëndafshtë dhe pastaj i erdhi urdhër për ta anuluar. Dikush nga stafi i aktores i kishte kërkuar që të mos vazhdonte, sepse “kishin gjetur dikë që do t’i paguante”, deklaratë për të cilën stafi i aktores tha se nuk është e vërtetë: “Zonja Streep nuk do të vishte KURRË asgjë në këmbim të pagesës.”

Related Posts

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale
Paparazzi

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind
Paparazzi

Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH: Festivali është shtatzënë prej vitesh dhe nuk lind

18/12/2025
U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë
Paparazzi

U largua nga shtëpia e BBVK për arsye shëndetësore, Alba: M’u errën sytë

18/12/2025
Karim Adeyemi uron në shqip vajzën e Loredanës
Paparazzi

Karim Adeyemi uron në shqip vajzën e Loredanës

18/12/2025
Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet
Paparazzi

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

18/12/2025
Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry
Paparazzi

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al